Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka reaguar fill pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e ka konsideruar aksionin e presidentit Ilir Meta si një normalitet të ushtrimit të detyrës së tij.
Baze nënvizon se ky vendim e ka vrarë përfundimisht institucionin e presidencës.
“Gjykata Kushtetuese paska vendosur që Ilir Meta është president normal.
Kjo e shpëton Ilir Metën dhe dy muaj më shumë në zyrë, por ky vendim ka vrarë përfundimisht institucionin e presidentit të Shqipërisë.
Në atë zyrë tani bë çfarë të duash pasi të mbron historia e Ilir Metës.
Madje dhe po je arratisur nga çmendina e je strehuar aty”, shkruan Mero Baze në rrjetin social Facebook.