Lufta për imazhin e Luizit duket se nuk do të ketë të ndalur deri në mbarimin e “Big Brother VIP”. Pasi Instagrami i tij arriti 650 mijë ndjekës, Top Channel i ka kërkuar këngëtarit të firmos një kontratë për të marrë në dorëzim imazhin e tij dhe për këtë e ka paguar 100 mijë euro.
Këto informacione i ka ndarë shoqja e Luizit, Jurgena e cila ka menaxhuar për 3 muaj Instagramin e tij.
Ndër të tjera ajo ka treguar se Meridian Ramçaj ka qenë ndër të parët që ka nisur luftën për të marrë Instagramin e Luiz Ejllit dhe për këtë i pret një gjyq, thotë Jurgena.