Modelja Kejvina Kthella është një nga personazhet më të përfolur në mediat rozë që pas daljes së saj nga Big Brother Vip.
Modelja tregoi pendesën e saj për gjuhën e ashpër dhe sjelljen agresive që kishte përdorur gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, duke i kërkuar falje këngëtarit Luiz Ejlli dhe fansave e familjarëve të tij për shuplakën.
Së fundi ajo është rikthyer sërish aktive në rrjetet sociale ku ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj ndryshimin që ka bërë në pamje.
Ajo ka hequr dorë nga flokët bjondë, duke u kthyer në një brune mjaft simpatike.
“Meqë imazhin mbas bigut se ndryshoj dot thash të ndryshoj flokët!”, shkruan Kejvina krahas videos ku tregon ndryshimin në pamje.
.