Hidhini një sy imazhit më sipër. Këto janë pozicionet më të zakonshme të të qëndruarit ulur
Cili është më komod për ju? E dini se çfarë shpreh kjo rreth personalitetit tuaj?
Nëse keni zgjedhur:
Pozicioni A
Personat që qëndrojnë ulur në këtë pozicion janë dëgjues të mirë dhe shumë socialë. Janë gjithashtu shumë karizmatikë. Megjithatë, nuk u pëlqen të përballen me problemet. Përpiqen të mos vihen re, me shpresën se gjërat do të avullojnë vetë.
Pozicioni B
Karakterizoheni si një person kreativ. Këta persona shpesh adhurojnë të udhëtojnë dhe të provojnë diçka të re. Nuk kanë frikë nga ndryshimi. Mund të bëjnë qetësisht hapa drejt së panjohurës.
Pozicioni C
Këta persona janë përgjithësisht shumë miqësorë dhe të hapur ndaj botës. Janë gjithmonë gati për të dhënë ndihmë. Por kanë disa probleme me përqendrimin dhe hutohen lehtë, megjithatë përshtaten lehtësisht me të gjitha kategoritë e njerëzve.
Pozicioni D
Këta persona janë shumë inteligjentë dhe të sigurt në kapacitetet e tyre. Dinë si t’i përballojnë ndjenjat e tyre dhe kanë një durim të madh. Por nëse kaloni përtej limiteve të së lejuarës, do të përballeni me ndëshkimin e tyre.
Pozicioni E
Këta persona janë shumë të vendosur dhe nuk ndalen derisa të kenë arritur atë që dëshirojnë. E dinë që nxitimi i tepërt mund të bëjë që gjërat të shkojnë keq. Megjithatë, nuk u pëlqen të kritikohen dhe i përjetojnë me shumë dhimbje kritikat.
Continue Reading