Një ditë pas aksidentit tragjik afër Sllavonski Brod të Kroacisë ku humbën jetë dhjetë 10 shtetas të Kosovës, familjet e viktimave kanë mbërritur po qëndrojnë para spitalit.
Drilon Muji, një nga pasagjerët, i tha RTL se ai po kthehej në shtëpi pasi kishte vizituar të atin për disa ditë në Gjermani. Kur ndodhi aksidenti, ai ishte në gjumë dhe u zgjua nga goditja dhe britmat e pasagjerëve të tjerë.
“Kur hapa sytë, pashë që dikush theu xhamin e autobusit dhe doli përmes tij, kështu që unë e ndoqa instinktivisht. Kur dola, mendova se kjo nuk ishte një ëndërr. Fillova të ndihmoj njerëzit, disa u plagosën, disa me dëmtime më serioze, disa kishin vdekur tashmë”, tha Muji.
Shumë prej tyre udhëtonin drejt vendlindjes për pushimet verore dhe askujt nuk ja merrte mendja se do të përjetonin ditën më të tmerrshme në jetë./reporteri