Çdo njeri bën mëkate sipas temperamentit përvojës, personalitetit dhe bindjeve të tij. Në fakt secili ka disa prirje sipas shenjës që është në zodiak.
Dashi: Vrasja. Shumë dinamikë, personat e kësaj shenje nuk i durojnë dot përtacët. Kur kanë një ide në kokë ata bëjnë të pamundurën për t’ia dalë mbanë. Nëse dikush ju zë rrugën nuk do kenë mëshirë dhe mund të vrasin pa u penduar.
Demi: Hakmarrja. Me personalitet shumë të fortë, personat e kësaj shenje janë objektivë dhe nuk udhëhiqen nga emocionet. Shpesh as nuk e kupton dot se çfarë ata ndiejnë vërtet. Nga ana tjetër ata mbajnë shumë inat dhe mund të hakmerren keq nëse një person i afërt i trishton.
Binjakët: Gënjeshtra. Personat e kësaj shenje e kanë të vështirë të kuptojnë nevojat e tyre, janë llafazanë dhe kanë tendencë ta ekzagjerojnë me disa gjëra. Në raste nervozizmi ata edhe mund të gënjejnë për të arritur qëllimin.
Gaforrja: Teprimi me ushqimin. Personat e kësaj shenje janë shumë të ndjeshëm dhe nuk i kontrollojnë dot emocionet. Bujarë dhe socialë ata kanë tendencë t’i mbrojnë ata që kanë pranë. Kur janë të ngarkuar emocionalisht ata mund ta teprojnë me disa gjëra veçanërisht me ushqimin.
Luani: Epshi. Personat e kësaj shenje kërkojnë të përjetojnë emocione në çdo moment dhe në çdo lloj forme. Ata duan që të tjerët t’i pëlqejnë dhe kërkojnë të jenë të dëshiruar përherë. Në intimitet duan të kalojnë momente pasiononte dhe janë gati të provojnë gjëra të veçanta për të përmbushur dëshirat.
Virgjëresha: Manipulimi. Mjaft perfeksionistë ata duan të ruajnë përherë kontrollin në jetën e tyre. Në çdo moment kanë dëshirë të jenë të organizuar me gjërat që kanë për të bërë. Për të arritur qëllimet ata edhe mund të manipulojnë.
Peshorja: Tradhtia. Vlerat etike për personat e kësaj shenje janë vetëm disa norma sociale që nuk duhen marrë gjithmonë në konsideratë. Peshoret mund t’i tradhtojnë miqtë, familjen dhe partnerin e tyre.
Akrepi: Fshehja. Misteriozë nga natyra, personat e kësaj shenje mund të duken të qetë dhe të ftohtë. Në realitet ata kanë nevojë t’i fshehin emocionet e tyre për t’u mbrojtur.
Shigjetari: Evazioni. Gjithmonë gati për aventura të reja, personat e kësaj shenje adhurojnë udhëtimet. Ata nuk durojnë dot të qëndrojnë në një vend dhe mund t’ia mbathin nga momenti në moment.
Bricjapi: Mashtrimi. Personat e kësaj shenje janë seriozë e të drejtë. Ata në përgjithësi duken të qëndrueshëm, por për të mbrojtur familjen janë të gatshëm edhe të mashtrojnë të tjerët.
Ujori: Pretendimi. Ata janë përgjithësisht të sinqertë dhe i japin rëndësi të madhe besnikërisë. Mjaft të pavarur ujorët duket sikur nuk kanë nevojë për dikë tjetër për t’ia dalë dhe pretendojnë se janë më të mirët.
Peshqit: Pasioni. Personat e kësaj shenje janë mjaft romantikë dhe ëndërrojnë një jetë të mbushur me dashuri. Filmat romantikë i emocionojnë dhe dëshirojnë të përjetojnë të njëjtat gjëra. Peshqit kanë nevojë për eksitim dhe pasion për t’u ndier të plotësuar prandaj bëjnë çdo gjë për ta arritur këtë.