Meghan Markle zbulon mesazhin e parë që i ka dërguar Princ Harryt/ U njohën nëpërmjet Instagramit

Harry deklaroi në librin e tij të kujtimeve se është njohur me Meghan fillimisht në Instagram. Ai pohoi se gjeti profilin e Meghan kur hasi në një foto të saj me një filtër të ‘SnapChat’-it.



Shoku i Harrit, Violet, kishte shpërndarë foton, gjë që e shtyu atë t’i dërgonte një mesazh menjëherë për të pyetur për identitetin e gruas në foto. ‘Ai ishte njeriu i shtatë që bëri të njëjtën pyetje’, tha Violet.

Më pas, miku i tij vazhdoi, duke thënë se Meghan ishte një aktore që po vizitonte Britaninë e Madhe për të parë tenisin e Wimbledon. Kur ajo e pyeti nëse do ta kishte problem ta bënte ‘shok’ në Instagram, ai pranoi.

Të nesërmen, Meghan i dërgoi princit mësazhin e parë: “Përshëndetje! foto të bukura”

Harry pohoi në libër se shumica e fotove të tij në Instagram ishin bërë ndërsa ai po udhëtonte në Afrikë, gjë e cila shërbeu si temë diskutimi mes tij dhe Meghanit, pasi ajo kishte qenë atje gjithashtu.



Meghan zbuloi gjatë dokumentarit të çiftit se një foto e Harry-t duke u kujdesur për një rinocerontë të plagosur i mbeti vërtet në mendje. Ajo deklaroi se në vend të leximit të artikujve të lajmeve në internet për Harry-n, postimet në Instagramin e tij ishte një qasje më e mirë për të vlerësuar karakterin e tij.

Dhe pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori.

Author: morevesh