Mediat serbe në delir për protestën e Berishës: Ekstremistët zhysin Tiranën në kaos

Protesta e organizuar pasditën e sotme në Tiranë kundër “Open Balkan” dhe vizitës së presidentit Vuçiç u kthye lajm kryesor edhe për mediat serbe pranë qeverisë.

“Kurir” raporton se “ekstremistë shqiptarë, të ndihmuar nga të tjerë nga shqiptarë nga Kosova janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar kundër presidentit të Serbisë”.

Ndërkohë, “Blic”, po ashtu media pranë qeverisë, i referohet djegies së fjalmujve serb në Tiranë duke e cilësuar situatën si kaotike.

Në fakt, përveç protestës së kufizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një perimetër të vogël, nuk ka pasur asgjë kaotike në kryeqytetin e Shqipërisë

Ndërkohë, “Alo.rs”, një portal i njohur për qendrime ekstremiste ndaj shqiptarëve e cilëson “të tmerrshme situatën në Tiranë” duke theksuar se shqiptarët dogjën dhe kërcënuan Serbinë.

“Novosti” shkon edhe më tej duke zbuluar një plan sipas të cilit një pjesë e protestuesve do të shkojnë në aeroport për të ndaluar futjen e presidentit të Serbisë në Tiranë.

Gjë që natyrisht nuk është e vërtetë.

Author: morevesh