Mediat greke japin raportimet e para pas tërmetit, qytetarët braktisin banesat dhe dalin në rrugë (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë u regjistrua mbrëmjen e sotme 2 km në perëndim të Follorinës. Mediat greke kanë dhënë raportimet e tyre të para lidhur me situatën pas tërmetit.

Banorët janë larguar menjëherë nga banesat e tyre duke mbushur rrugët e qytetit. Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të madhe dhe ka gjëmuar. Ai është ndjerë deri në Larisa dhe ka prekur disa shtete si: Shkupin, Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Brenda dhjetë minutave u regjistruan shtatë tërmete të tjera , 3.5 Rihter 19 km në perëndim të Follorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale dhjetë km, 4.2 Rihter në një thellësi 10 km, 2.9 Rihter, në një thellësi fokale prej 10 km, 2.9 rihter në një thellësi fokale prej 10 km, 2.7 rihter në një thellësi fokale prej 10 km dhe 3.7 rihter në një thellësi fokale prej 10 km.

“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime ,” tha për mediat greke Gerasimos Houliaras , drejtor kërkimi i Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës . Sizmologët presin zhvillime të tjerë të aktivitetit sizmik. Siç sqaroi ai, kjo zonë nuk është me e rregullt për sa u përket lëkundjeve sizmike.

 

Author: morevesh