BB VIP – Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brothet VIP”, Iliri dhe Fifi kanë pasur një debat. Shkak u bënë disa deklarata të balerinit të njohur të bëra pak kohë më parë në lidhje me këngëtaren.
Iliri kishte pyetur se “cilit grup i përket Fifi”, e lidhur me këtë këngëtarja ka reaguar e revoltuar. Ajo ka sqaruar se nuk është me asnjë grup.
Ndërkohë, pas mbarimit të emisionit Fifi është ulur me Sabianin dhe ka folur për situatën e krijuar. Më pas me ta është bashkuar edhe Semi, e cila ka dhënë mendimin e saj.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Me kë grup është Fifi u bë pyetja mbas një jave
Sabiani: Po është e njëjta javë
Fifi: Jo mo bush, nuk ka qenë ajo atë ditë
Sabiani: Ishte ai muhabeti i Donaldit, ti e di shumë mirë…
Fifi: Edhe ty të tha shko pyete Fifin, me kë grup është Fifi
Sabiani: Po është e drejta e tij të thojë ca të dojë
Fifi: A nuk është e drejta ime të ndalem edhe ta shoh prej një këndvështrimi tjetër.
Ata kanë vazhduar bisedën, ndërsa iu është bashkuar edhe Semi. Sabiani ka thënë se Iliri nuk është djalë i keq, por Semi ka deklaruar se nuk e pëlqen aspak atë.
“Më vjen shumë keq, por mua s’më pëlqen Iliri”, ka thënë Semi.
Megjithatë vajzat kanë thënë se Iliri nuk është njeri i keq, por nuk u pëlqen mënyra se si luan dhe çfarë thotë në shtëpi./shqiperiaime.com.al