Numerologjia është një konsideruar shkencë më vete për sa i përket parashikimeve apo karakteristikave.
Numrat nuk janë asnjëherë të rastësishëm dhe për këtë mund të jemi të sigurt. Sado e pabesueshme të duket, numerologjia përcakton edhe formën tuaj trupore. Nëse ja vini veshin deri në fund, mund të gjeni edhe formulën ideale për të qenë përherë në formë.
Për shembull, nëse datëlindja juaj juaj është 12.05. 1990 ju duhet të bëni mbledhjen:
1 + 2 + 0 + 5 + 1 + 9 + 9 + 0 = 27 = 2 + 7 = 9
Kjo do të thotë se numri i vetëm me shifra që përcakton formën e trupit tuaj është numri 9.
Bëni këtë llogaritje për të marrë një numër me një shifër dhe shihni se cili është numri juaj individual.
Numri 1
Këta njerëz vështirë se vuajnë nga obeziteti për shkak të faktit se metabolizmi i tyre dinamik i ndihmon ata të kenë një posturë elegante.
Numri 2
Këta njerëz janë të prirur për kile të tepërta dhe shpesh nuk dinë se çfarë ushqimesh hanë dhe duhet të hanë. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtoni frutave, perimeve dhe aktivitetit fizik.
Numri 3
Ata kanë një pikëpamje pesimiste mbi botën dhe kjo është e rëndësishme pasi mendimet reflektojnë peshën. Shmangeni!
Numri 4
Këta njerëz rekomandohen që të angazhohen në aktivitete fizike, sepse mungesa e aktivitetit fizik mund të shkaktojë probleme, që nga ana tjetër çon në akumulimin e yndyrës.
Numri 5
Mendimi i të tjerevë ndikon shumë tek ta. Njerëzit shumë optimist janë të pakët prandaj, ju duhet ta gëzoni sa më shumë jetën dhe sidomos të parandaloni akumulimin e yndyrës.
Numri 6
Këta njerëz konsiderohen me fat pasi kanë një formë proporcionale të trupit. Postura është e këndshme dhe tërheqëse.
Numri 7
Këta njerëz zakonisht fitojnë peshë në rastet e çështjeve emocionale, që do të thotë se mbajtja e një marrëdhënieje të mirë me partnerin e tyre është me rëndësi të madhe.
Numri 8
Njerëzit tek ky grup duhet të mësojnë t’i lënë gjërat të shkojnë dhe të falin, meqë zemërimi zakonisht çon në akumulimin e yndyrës dhe shtimit të peshës.
Numri 9
Këta njerëz janë veçanërisht të prirur për tu shëndoshur dhe për të akumuluar yndyrë. Eliminimi i kileve është shumë i vështirë për ta./CNA