Kryeministri Edi Rama pretendon se më të keqen me pandeminë e kemi lënë pas.
Duke publikuar një video me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me disa investime në spitale, Rama është shpresëdhënës për këtë vit.
“MIRËMËNGJES! Fundjavë të qetë dhe kini besim, më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara. #shqipëriabuzëqesh”, shkruan ai.