Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se takat e larta i bëjnë vajzat më seksi! Studiuesit kanë rekrutuar 52 studente femra universitare të moshës 18 deri 24 vjeç.
Një pjesë e tyre kishte veshur taka të shkurtra dhe pjesa tjetër taka të larta të gjatësisë 10 cm. Të gjitha vajzat ishin të veshura uniformë, me qëllim që të mos bëhej diferencim mes tyre dhe si përfundim dhe u filmuan duke ecur.
Videot iu treguan 100 personave dhe të gjithë ishin dakord se vajzat që ishin me taka të larta iu ishin dukur më seksi.
‘Nuk e di kush i shpiku takat e larta, por të gjitha gratë i detyrohen shumë’, tha një prej vajzave.