A jeni nga ata njerëz që injorojnë një problem të lëkurës derisa të paraqitet në diçka shumë më të madhe? Nëse kohët e fundit keni vërejtur disa njolla të kuqe në lëkurë, mos u trembni! Ne kemi disa kura natyrale që me siguri do të lehtësojnë shqetësimet tuaja.
Ju keni vërejtur disa njolla të kuqe në lëkurë dhe menjëherë kërkoni në internet për shkaqet. Shumica e faqeve mjekësore ju kanë bërë të besoni se të gjitha simptomat tuaja tregojnë sëmundjen më të keqe të mundshme. Prisni për një sekondë, merrni frymë. Ne kemi disa ilaçe shtëpiake efikase për njollat e kuqe në lëkurë.
Por së pari, ne duhet t’ju tregojmë se çfarë i shkakton njollat e kuqe në lëkurë, kështu që ju jeni të mirë-informuar për ta trajtuar atë në një mënyrë pak më të qetë.
Shkaqet e mundshme të njollave të kuqe në lëkurë mund të jenë:
– Një reagim alergjik ndaj diçkaje
– Njolla të kuqe të lëna nga aknet
– Nëse keni zhvilluar një shenjë të lindjes vaskulare
– Pikat në lëkurën tuaj për shkak të angiomave
– Miprodhimi i proteinave
– Një skuqje për shkak të nxehtësisë
– Një kapilar i çarë
– Pickimet e insekteve
Këto janë arsyet më të zakonshme, por nëse asnjë nga këto nuk duket si arsye për njollat tuaja të kuqe, ne ju nxisim të shkoni tek një mjek specialit. Nëse e keni gjetur shkakun e asaj që shkakton njolla të kuqe në fytyrë, atëherë le të vazhdojmë dhe të flasim për disa ilaçet shtëpiake që do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe këto njolla të kuqe të frikshme.
Trajtimi me Aloe Vera:
Për këtë trajtim ju nevojiten disa gjethe të freskëta të aloe verës.
– Pritini gjethet ne mes dhe merrni xhelin
-Vendoseni këtë xhel në zonën e prekur dhe mbajeni për 15-20 minuta
Mbani pjesën tjetër të xhelit në një enë dhe përsëriteni këtë veprim dy herë në ditë
Trajtimi me vaj kokosi:
E gjitha çfarë ju nevojitet është një lugë gjelle me vaj kokosi.
– Lani fytyrën tuaj me një pastrues të butë fytyre
– Masazhoni për disa minuta, me vaj kokosi, zonën e prekur
– Bëjeni këtë para se të shkoni në shtrat dhe mbajeni në fytyrë gjatë gjithë natës
Përmes këtij trajtimi do të vini re që njollat e kuqe do të zbehen ngadalë. Përsëriteni këtë trajtim derisa njollat të zhduken duke ju lënë me një lëkurë të përsosur
Trajtimi me rrënjët e luleradhiqes:
Ju duhet 1 lugë çaji me pluhur të rrënjës së luleradhiqit dhe 1 gotë ujë.
– Vloni pluhurin në ujë për disa minuta
– Kullojeni ujin dhe pini lëngun
Ky lëng ju ndihmon të largoni toksinat nga trupi juaj kështu që vazhdoni ta pini këtë për një ose dy ditë./korrieri.al