Më shumë se 14,000 shkencëtarë kanë nënshkruar një deklaratë ku thuhet se planeti është në gjendje të jashtë`zakonshme.
Shkencëtarët i thanë Agence France-Presse (AFP) se nga 31 parametrat ekologjikë që i duhen Tokës, 18 prej tyre po përballen me rezultate të dobëta. Nivelet e metanit atmosferik dhe dioksidit të karbonit thuhet se janë në shifra të larta, ndërsa akulli arktik dhe akullnajat janë në një nivel të ulët.
Gjithashtu, problematika e rritjes së nivelit të detit dhe temperaturave oqeanike nuk është zhd`ukur, së bashku me rritjen e shkallës së shpyllëzimit në Amazonë. Pas një hulumtimi të ngjashëm në vitin 2019, ata thanë se ka një “rritje të paparë” në kat`astrofat klimatike botërore, të tilla si për mby`tjet në Amerikën e Jugut dhe Azinë Juglindore, valët për`vëluese dhe zja`rret në Australi dhe SHBA si dhe ciklonet në Afrikën dhe Azinë Jugore.
Deklarata u nënshkrua nga shkencëtarët e 153 shteteve dhe ata zbuluan shumë shenja al`armante.
Autorët shkruan: “Kriza e klimës ka mbërritur dhe po përshkallëzohet më shpejt nga sa prisnin shumica e shkencëtarëve. Është më e rëndë nga sa pritej, duke kë rcënuar ekosistemet natyrore dhe fatin e njerëzimit.