“Më shkau goja”/ Amosi flet sërish për ofendimin ndaj Kiarës

Aktori Amos Muji Zaharia u kërkoi ndjesë familjarëve të Kiara Titos për fjalën ofenduese të përdorur kundrejt saj, të thënë gjatë një debati të mëparshëm me Luizin kur ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”. I ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ai theksoi se nuk e mbante mend momentin.




Siç mund ta keni parë, gjatë një debati me Luizin, teksa ky i fundit ishte duke u larguar, Amos tha me zë të ulët: “Krisu ti dhe ajo putana jote”.

“Unë nuk e mbaj mend, seriozisht. Ka qenë moment nervozizmi. Por sido që të jetë, shkau-gau. Të gjithëve na ka ndodhur që në një moment nervozizmi të kemi thënë disa gjëra që…E kam fjalën që nuk kam ofenduar njerëz në atë shtëpi, nuk ka qenë karakteri im.

E kam thënë, sepse e kam parë që e kam thënë, nuk mund ta mohoj dot. Nuk e dija që e kisha thënë, ka dalë në sipërfaqe padashur në një moment nervozizmi. Ajo nuk është një gjë e lehtë, e di që jashtë ka familjarë. Patjetër që u kërkoj ndjesë,” tha ai në Fan Club.




Amos përfundoi më 7 shkurt qëndrimin e tij në BBVA. Ai rezultoi më pak i votuari nga publiku mes gjithë banorëve që ishin të nominuar.

“Shumë prej jush që më njohin e ma dinë humorin, më kanë kuptuar, e shumë të tjerë që nuk më njohin, më kanë keqkuptuar…Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mia, sjella ime, qëndrimet e mia në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë!” tha aktori pas daljes, referuar humorit të zi.

Author: morevesh