Ish-kandidatja për deputete e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, Ori Nebijaj, deklaroi sot se qënka dhunuar nga demokratët më datë 8 janar, por ndryshe rezulton nga faktet e publikuara nga ajo vetë në rrjetet sociale.
Reagimi i Nebijajt për ‘dhunën e demokratëve’ në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së ka krijuar situata komike për mënyrën se si ka pranuar të bëhet pjesë e mbrojtjes së sajuar të Lulzim Bashës, kandidatja e tij e cila festonte në Maldive.
Nga postimet e saj në Instagram, Nebijaj ka shpërdarë vetë një foto para 4 ditësh nga pushimet në një resort luksoz në ishujt Maldive, duke shijuar plazhin magjik.
Por ja çfarë deklaronte ditën e sotme, Ori Nebijaj pas pushimeve luksoze në Maldive.
Nebijaj: Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund.