Antonela, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila ka dalë nga një emision ku dilin në takimeme djemtë për tu njohur ka komentuar takimin Beatrix-Kledi.
Antonela tha se i pëlqen reagimi i Arjolës që nuk përfshihet në trekëndëshe, ndërsa tha se i vjen keq për Beatrixin sepse është siklet kur një djalë që të ngacmon dhe nuk ka diçka më tepër me një femër, është i lidhur.
“Nuk po kuptohet se kush po i pëlqen. Më pëlqen sjellja e Arjolës që nuk e lë veten të përfshihet dhe më vjen keq për Beatrixin që kur të ngacmon një djalë dhe ka diçka tjetër ndihesh në siklet”, tha Antonela.
Donaldi i pyetur për sjelljen e Kledit, tha se këto janë pasoja të faktit se Kledi nuk di të shprehet mirë dhe i krijon situata të pakëndëshme, soi kjo me Beatrixin.
“Kledi më është dukur i shqetësuar dhe nuk më vjen mirë ta shoh në këtë situatë. Problemi i tij mendoj se ka pak probleme me mënyrën e të shprehurit dhe nuk shprehet mirë. Kledi është një djalë që nuk do ta bënte atë gjë”, tha Donaldi.