Më në fund zbulohet pse Kejvina nuk u shfaq në studio pas eliminimit nga BBV (video)

Mbrëmjen e të martës është përjashtuar nga Big Brother Albania, Kejvina Kthella, kjo pasi ushtroi dhunë fizike ndaj Luizit, kështu produksioni mori vendimin për skualifikimit të saj nga shtëpia.




Derisa, Kejvina pas daljes nga BBVA, nuk u shfaq në studio, si çdo banor që del nga shtëpia.

Lidhur me këtë ka folur regjisori Eduard Grishaj, i cili njëkohësisht është edhe partneri i moderatores së BBVA, Arbana Osmanit.

“Jemi shume te keqardhur qe u eliminu, mori kartonin e kuq”, tha Grishaj.




Ndërsa i pyetur se a u përshëndetën me të pasi nuk u pa në studio ai tha po, por ka qenë e ngarkuar emocionalisht.

“U përshëndetëm, por ishte shumë e ngarkuar emocionalisht, ishte e mërzitur, por tani me sa kemi komunikuar me të besoj është mirë dhe do të vij në studio”, u shpreh Grishaj.

Author: morevesh