Një ditë speciale ka qenë kjo për Elton Ilirjanin, pasi bashkëshorti i tij ka pasur ditëlindjen. Ka qenë vetë Eltoni i cili përmes një postini në “Instagram”, ka uruar gjysmën e tij.
Ata kanë zgjedhur Atlantic City në New Jersey per t’u larguar kështu nga zhurma e New York-ut dhe për të festuar 30-vjetorin e ditëlindjes.
Si çdo herë tjetër dhe këtë ditë të veçantë Ilirjani ka vendosur që të kombinohet nga koka te këmbët. Ai ka veshur brand-in korean “BLR BLUER”, xhaketë e bardhë, kombinuar me pantallona të zeza dhe gjysmë çizme me taka të larta.
Rikujtojmë se Elton Ilirjani sapo është kthyer nga Java e Modës në Seul ku shënoi suksesin e radhes në fashion me 4 parakalime të suksesshme në pasarelë.
.