Me Luizin apo Donaldin? Elgit Doda tregon bashkëpunimin më të vështirë në Big Brother VIP Albania

Elgit Doda është një nga producentët më të njohur shqiptar, i cili ka bashkëpunuar me një pjesë të madhe këngëtarësh shqiptar.

Kulmin e famës Elgiti e arriti pas hyrjes së Donald Veshajt në “Big Brother VIP” me të cilin pati disa bashkëpunime.

Megjithatë, ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë edicion të BBV Elgiti pati bashkëpunim muzikor me një prej banorëve të shtëpisë, Luiz Ejllin.




Nisur nga këto dy bashkëpunime, Donald dhe Luiz, teksa ishte i ftuar në një intervistë në “E Diell”, Elgiti u pyet se me cilin e ka patur më të vështirë të bashkëpunojë.

“Nuk mund ti krahasojmë se Luizi është këngëtar, Donaldi ka njohuritë e këngës, por ka nevojë më shumë. Ai vetë kur e pyet, thotë “më shumë më ka shtyrë Elgiti, sesa vetë”- tha Egliti.

Duke folur për bashkëpunimin me Luizin, për këngën “Me Ty”, ai veçoi edhe disa vështirësi që ka hasur, përveç kohës së limituar.

Elgiti u ndal pak më shumë te projekti me Luizin të titulluar “Me ty”, ku veçoi disa vështirëdi që ka hasur.

“Është bërë në kohë rekord. Regjistrimi ka qenë një siklet në vete, ai ishte me zërin e ngjirur, tekstin nuk e kishte mësuar sepse nuk kishte pasur kohë, se ishte diçka që ndodhi shumë shpejt. Ai ka dhënë maksimumin e tij, pavarëisht se e kishte zërin pak të ngjirur, sepse ka abuzuar pak me cigaren, me alkoolin me ato gjëra, emocioni pastaj. Ai është sjellë realisht si profesionist. Kënga në 24 orë, ka qenë më shumë se 1 milionë shikime”, tha Elgiti.

Author: morevesh