Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Çimi, ish-konkurrenti i “Përputhen”, i cili nuk mundi që ta gjente dot dashurinë e tij në ekran.
Në bisedë e sipër ai zbuloi arsyen e ndarjes nga ish-gruaja që rezultoi tradhti në çift nga ana e Çimit.
“E kam tradhtuar ish-gruan, pa dashje më kapi ‘mat’ dhe s’ kisha shans të shpëtoja. Ishte gabim fatal dhe duhej patjetër që të ndaheshim”, tha ai.
Ndërkohë që kjo deklaratë ishte e papritur për publikun dhe të ftuarit e tjerë në studio, Çimi vijoi të tregonte detaje të tjera.
“Ishte hera e parë që e tradhtoja dhe e kisha fikur telefonin. Ajo e dinte ku qëndroja dhe erdhi na gjeti bashkë në orën 2 të natës”, tha ndër të tjera ai.