Pajtimi deklaron se i kanë ndryshuar emocionet për Sarën.
Ai ka këshilluar Sarën që të ndalojë së influencuari nga fjalët dhe kritikat e banorëve.
‘’Boll dëgjove njerëzit, ti mjafton të dëgjosh një fjalë dhe e kthen mendimin brenda minutit. Unë nuk ia jap këtë kënaqësi njerëzve, më mir të dal që nesër dhe të eci me kokën lart sesa të më thonë që ishe lojtar, i shtirur apo i paqëndrueshëm’’,- tha ai.
Nga ana tjetër ai u ndal edhe tek ndjenjat që ka tanimë përballë vajzës së cilës i shprehu ndjenjat që sapo hyri në shtëpinë e ‘’BBV’’.
‘’Më ke puthur e pranoj, nuk po them që nuk e kam ndjerë por ndjenjat edhe ndryshojnë, e thash edhe gjatë spektaklit dhe nuk kam pse dëgjoj askënd’’,- shtoi ai.