“Më ka marrë malli të më thuash djali mamit”, Flori kujton dashurinë e tij të madhe

Ditën e djeshme Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni kanë prezantuar këngën e tyre “E para” tek “Kënga Magjike”. Por pas gjithë mbështetjes nga fansat dhe të njohurit, Florit i mungon shumë mbështetja e tij më e madhe, nëna, e cila ndërroi jetë pak muaj më parë.

Mbrëmjen e djeshme Flori ka bërë një dedikim për të në Instagram, ku shpreh mungesën dhe dhimbjen e madhe qe i ka lënë. “Hera e pare qe nuk me vjen mesazh nga ty. Nuk ka dite qe nuk e vuaj mungesën tende, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem sot gati ndihem i dorëzuar pa ty.

Se më ka marrë malli me të mbajt erë në qafë, më ka marrë malli me të puth, me të pa, me të prek, me më shkrujt sa me ke parë në TV, e të më thuash si dola e pastaj të marr në telefon të flas me ty, me ta dëgju zërin e me më thene djali mamit”, -shkruan Flori duke e shoqëruar me këngën “Dhemb” ne sfond.

 

Author: admin