Pak kohë më parë, një grua ndau në rrjetet sociale një foto që pretendohet ta ketë përdorur një koleg i saj, për të justifikuar vonesën në punën me shefin e tij.
Foto ishte një gomë makine e shpuar nga një gozhdë, por që rezultoi të ishte e punuar me Photoshop, madje ishte punuar keq. Dhe në fakt, thjesht hidhni një vështrim fotos, dhe ndjeni se ka diçka që nuk shkon me gozhdën e “ngulur” në gomë.
Fatkeqësisht për “art dizjanerin”, shefi i tij e kuptoi shpejt se fotografia ishte e sajuar, dhe justifikimi nuk piu ujë.