‘Me e gjet unë Kiarën kështu, divorc direkt’! Luizi i shtrirë në një krevat me vajzat e BB VIP2: Në mes të gjithë këtyre yjeve…

Momente relaksi pë banorët brenda shtëpisë së BBV2.

Pas “Cabaret Show” që u zhvillua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”, duket se banorët kanë kaluar disa momente qetësie me humor dhe shumë të qeshura.




Në një moment teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Luiz Ejlli ishte i shtrirë në një krevat me të gjitha vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, përveç Kiara Titos.

Madje edhe vetë këngëtari shprehet se është ulur mes yjeve dhe imagjino ta shohë Kiara të shtrirë aty.

“Sa është probabiliteti që me ndodh në historinë e shqiptarëve, që një mashkull me qenë në mes të gjithë këtyre yjeve. Fiks të këtyre yjeve, jo vajzave të bukura, se vajza të bukura ka boll. Po i marr me radhë, Olta Gixhari, Tea Trifoni, Dea Mishel Hoxha, Nita më raft pika, Nita Latifi, Keisi Medini, Diola dhe historia që vjen pas, Diola Dosti pra dhe nona Valbona Mema”, thotë Luizi teksa ndodhej në mes të gjitha vajzave të BB VIP2.

“Si mund të ndihet gruaja ime kur të vijë e të thotë ‘ku e kam burrin?’. Me e gjetë unë Kiarën kështu, divorc direkt”, shton më pas teksa po qeshte.

Author: morevesh