E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ishte Festa Qoqaj. Një nga emrat e rinj që i është bashkuar botës së televizionit. Fillimisht ajo u bë e njohur si bloggere, e ndërsa tani moderon një emision show biz-i në Kosovë
Nga pyetjet e moderatores Ester Bylyku, ajo ndau disa nga momentet më të vështira po dhe të bukura nga jeta e saj. Po ashtu ajo ndau me ne një sekret.
Ester Bylyku:Cili është sekreti yt, që se di askush?
“Në puntatën e parë kisha të ftuar Robert Berishën. Përveç faktit që ai është shumë i dashur dhe i mirë, sekreti është që po më dilte zemra nga vendi. Nëse e sheh intervistën me vëmendje, e kupton që po më rrihte zemra shumë. Kam pasur shumë emocione” rrëfehet Festa.