Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett ka folur në lidhje me takimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin dhe për bisedat që ka pasur me të kur ishte në detyrë si kryeministër.
Naftali Bennett ishte një nga liderët e paktë perëndimorë që zhvilloi bisedime me presidentin Putin gjatë luftës, gjatë një udhëtimi të shkurtër në Moskë në mars të 2022.
Gjatë intervistës së tij pesë-orëshe që u bë publike dje, Bennett pretendoi se presidenti rus i premtoi se nuk do ta vriste Zelenskyn.
“Unë e pyeta atë: A keni në plan të vrisni Zelensky?” Më tha: “Nuk do ta vras”. Pastaj i thashë: “Duhet të më japësh fjalën që nuk do ta vrasësh”. Dhe pastaj ai m’u përgjigj: “Unë nuk do të vras Zelensky” ka treguar ai, shkruan Independent.
Bennett më pas i telefonoi Zelenskyt. “Dëgjo, unë dola nga një takim me Putin, ai nuk do të të vrasë. ‘am 100% i sigurt se ai nuk do të të vrasë” shkruan Independet sa i ka thënë ish-kryeministri i Izraelit Zelenskyt.