Historia e pazakontë e një banori nga komuna e Fushë Kosovës eshte pasqyruar nga mediat kosovare, i cili edhe pse ka 6 vëllezër në Diasporë, jeton në varfëri.
Është një qytetar që ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë realitet të hidhur, e që sipas tij, personi Shahin Bullaku jeton në kushtet të rënda ekonomike dhe se çdo ditë detyrohet të mbledhë gjërat të vjetruara për t’i shitur.
“Personazhi i kësaj skice, në vetën e tretë është real. Ai është Shahin Bullaku nga Sllatina e Madhe e Fushë-Kosovës. Çdo mëngjes në orën 7:00 niset nga shtëpia e tij. Shtëpi i thënçin, ngase nuk ka as ujë, as internet, as shporetë për gatim, as kanalizim. Jeton në shekullin e 21, por asgjë nuk ka nga shekulli i 21! As s’ka TV, as radio, as kompjuterë, as laptop, as internet. Ai e ka një karrocë me të cilën bënë rrugëtim çdo ditë . Në orën 7 niset nga shtëpia për të mbledhur kanaqe nëpër rrugët e Kosovës e në mbrëmje rreth orës 19:00, i dërgon për t’i shitur kanaqet në fshatin Harilaç,”, raporton Periskopi.
“As edhe 6 vëllezërit që i ka në mërgim,(dy në Amerikë, dy në Luksemburg , një në Itali dhe një në Gjermani), nuk e ndihmojnë, bile as që e thirrin në telefon.”, thuhet nër të tjera në shkrimin e këtij qytetari.
Postimi i tij i plotë:
Skicë për portret
6 VËLLEZËR NË MËRGIM, E JETON DUKE MBLEDHUR KANAQE!!!
Personazhi i kësaj skice, në vetën e tretë është real. Ai është Shahin Bullaku nga Sllatina e Madhe e Fushë-Kosovës. Çdo mëngjes në orën 7:00 niset nga shtëpia e tij. Shtëpi i thënçin, ngase nuk ka as ujë, as internet, as shporetë për gatim, as kanalizim. Jeton në shekullin e 21, por asgjë nuk ka nga shekulli i 21! As s’ka TV, as radio, as kompjuterë, as laptop, as internet. Ai e ka një karrocë me të cilën bënë rrugëtim çdo ditë . Në orën 7 niset nga shtëpia për të mbledhur kanaqe nëpër rrugët e Kosovës e në mbrëmje rreth orës 19:00, i dërgon për t’i shitur kanaqet në fshatin Harilaç. Nga kjo shitje i fiton 5 euro e ndonjëherë, kur ka fatin e mire e mbledh kanaqe më shumë (kupto kur është vapë e shpenzojnë qytetarët më shumë pije) i merr edhe 6 euro. Gëzimi i tij shihet në fytyrë, kur merr 6 euro dhe shkon rrugës duke i numëruar nga dy e tri herë. Përpos karrocës, Shahini ka edhe një djalë nga martesa që kishte, e që për shkak të kushteve të vështira, gruaja s’e përballoi dot këtë katandisje. Shahinin në verë e dimër, në acar e në vapë, në shi e në dëborë, në furtunë e në diellin përvëlues, çdo ditë e shihni në orën 7 rrugëve që shpien te restoranet e Pishave të Sllatinës. Në të përpjetën e rrugës e shtyen karrocën fare lehtë. Është i menqur, por skamja e ka katandisur. Afrohet në kontenierat e mbeturinave i merr një e nga një kanaqet dhe fytyra i qeshet kur sheh plot kanaqe. I ngarkon në thasë dhe një buzëqeshje e lehte ia përshkon fytyrën, e në vete mendon: a thua do t’i marrë sot: 6 apo 5 euro nga grumbullimi ? Sapo i sheh njerëzit duke ecur shtigjeve të pishave, don me i përshëndet nga mirësjellja, por e din se të rrallë janë njerëzit që e përshëndesin. Ky nuk është djali i Fatmir Limajt, as i Ramushit, as i Hashimit, as i Kadriut që të vrapojnë njerëzit për të bërë foto me te, ky është një njeri që jeton nga djersa e vet. As edhe 6 vëllezërit që i ka në mërgim,(dy në Amerikë, dy në Luksemburg , një në Itali dhe një në Gjermani), nuk e ndihmojnë, bile as që e thirrin në telefon. Po, po Shahini e ka një telefon të thjeshtë 049206262 për të folur me djalin e vet që është 16 vjeçar e që kujdeset për gjyshen (nënën e Shahinit) në Fushë-Kosovë. Pra, djali i jeton në shtëpinë e vëllezërve, sepse këtu në shtëpinë e Shahinit, jeta është si në shekullin e 13-të. Vëllezërit asnjëherë nuk e ndihmojnë. As nuk e thërrasin. As nuk vijnë për ta vizituar kur kthehen ndonjëherë (shumë rrallë vijnë) në Kosovë. Ngryset e bie në mbrëmje i vetëm. Për çdo ditë i njejti refren i punës së tij. Jeta vazhdon për të tjerët, e për Shahinin sikur ka ngelur në shekuj mbrapa. Ka vite që është edhe pa grua. Ushqehet nga mëshira e atyre që kanë zemër për t’i dhuruar ndonjë euro, por më shumë e shkon jetën pa ngrën. E, Shahini lexon çkado që i bie në dorë. Një mjek i kishte propozuar, mbase je verë e dimër, vjeshtë e pranverë jasht e të rrah era e fortuna, në vapë e në acar, është mirë që në mbrëmje të pish ndonjë birrë për shkak të veshkëve, pastrimit e ftohjes. Dhe, po, thotë Shahini- në mbrëmje e pi nga një birrë , kur ia paguan ndonjë zemërmirë. Dhe shih për këtë, vëllezërit paskan hapur fjalë, se nuk e ndihmojmë nga se po i shpenzuaka në birra!!!
– Le, që s’më ndihmojnë , por edhe më etiketojnë. E, me se të pi unë birra? Ku kam para unë për birra?- shprehet me lot në sy….
Sa keq ndjehet njeriu nga injorantët e tillë vëllezër, apo kushdo që e etiketon si të tillë. Në mos paç zemër e mëshirë për ta ndihmuar, mos e përgojo. Se, edhe Shahini ka shpirt, ka nevojë edhe për një pije. I tillë është Shahini në shekullin 21. Në mëngjes e takoni te kontenierat e restoraneve në Sllatinë. Në mbrëmje e gjeni duke shitur kanaqet në Harilaç. Rrugëtimi i përditshëm mbi 26 km. Dëshiron të flas për ndonjë TV, të rrëfej për jetën, vuajtjet e hallet e tij. Është edhe human. Ai, thotë se nuk ka kërkuar ndihmë nga Halili, sepse jam i fortë ende dhe punoj. Le t’u jap atyre që s’kanë takat me punue. Shahini i ka 59 vjet. Por, në fytyrë duket sikur t’i kishte të 70-tat. Nuk i ka rënë as koronavirusi, as që ka bajtur maskë në fytyrë, as nuk është vaksionuar.
– Më ndihmon nganjëherë kryetari Burim Berisha- dhe hyn në politikë. Burimi ka fituar gjithmonë në zgjedhje, por kësaj rradhe do ta ketë më vështirë, edhe pse do të fitoj. Ashtu siç e kam unë të vështirë ta fitoj ndonjë euro, ashtu edhe Burimi kësaj rradhe duhet të vrapoj shumë, ndoshta më shumë se sa unë- thotë Shahini dhe fytyrën ia përshkon nje qeshje e lehtë.
Një portret për film dokumentar për regjisorin Dibran Fyllin. E, pse jo, pse të mos jetë edhe ky personazh, se si jetohet në shekullin e 21. Ndoshta me këtë film Dibrani do ta fitoj një çmim, Çmimin e ndërgjegjjes kombëtare, t’u trokas atyre që s’kanë mëshirë për qytetarët e vet…. Sot, e diel, kaffen e mëngjesit e piva bashkë me Shahinin dhe hallet e jetës së tij. Nesër s’e di a do ta takojmë sërish Shahinin. Mbase….
Fushe- Kosove 4 korrik 2021Me 6 vëllezër në emigrim, shqiptari j eton duke mbledhur ka naçe rrugeve