Sportisti i njohur i UFC, Conor Mc Gregor është shprehur në rrjetet sociale se ka filluar bisedimet për të qenë bashkëaksioner në klubin e njohur skocez të futbollit, Celtic.
Për 32-vjeçarin, tashmë synimet janë biznesi.
Mc Gregor ju përgjigj një fansi i cili e pyeti në “Twitter” për planet e tij.
Një ndër klubet që irlandezi shfaqi interes ishte dhe Mançester Junajtid, teksa lajmi u prit me bujë nga të gjithë sportdashësit.
“Është zhvilluar një bisedë më Celtic për tu bërë aksioner i klubit.
Jam shumë i interesuar që të bashkohem me një klub për disa arsye.
Të dyja, Celtic dhe Mançester United më pëlqejnë, por jam i hapur.
Ndjej që mund të bëj gjëra të mëdha për një klub”, shkruan ylli irlandez.
Kujtojmë që presidenti Ilir Meta, është tifoz i klubit të njohur skocez, Celtic.
Mc Gregor është bërë mjaft i pasur me ndeshjet e tij në UFC, teksa në ndeshjen ndaj boksierit Floid Money Mayweather arriti të fitonte shumën e 100 milion dollarëve.