Delegacionet ukrainase dhe ruse kanë përfunduar bisedimet, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Anton Gerashchenko.
“Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar”, shkroi Gerashchenko në kanalin e tij në Telegram.
Në të njëjtën kohë, mediat ruse raportojnë se bisedimet po vazhdojnë.
“Ka pasur një përfolje publike se bisedimet kanë mbaruar. Por ne jemi këtu, nuk dimë asgjë për këtë që thuhet se po ndodh”, tha një korrespondent në vendin e bisedimeve.
Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare nëse ka pasur ndonjë lloj marrëveshjeje mes dy palëve.
Kërkesat kryesore të palës ukrainase janë tërheqja e trupave ruse nga Ukraina dhe një armëpushim, tha Aleksey Arestovich, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
Delegacioni rus tha se ka në fokus arritjen e paqes në negociatat me autoritetet ukrainase, tha zëvendësministri i Jashtëm i Federatës Ruse Andrey Rudenko.
“Ne po flasim për paqen, se si mund të vijë paqja në Ukrainë, çfarë duhet bërë për të siguruar që të gjitha ngjarjet që pamë në 2014 të mos përsëriten më”.
Sipas ekipit negociator rus, kushti kryesor për Rusinë do të jetë përmbushja e kërkesave për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës.