Mbrojtja e Vjosës/ DiCaprio: Të bëhet Park Kombëtar! Do të gjeneronte 1.5 milionë vizitorë në vit

Aktori i njohur Leonardo di Caprio është bërë figurat e famshme që reagon shpesh për mbrojtjen e Lumit Vjosë në Shqipëri dhe kërkon vazhdimisht që të bëhet Park Kombëtar.

Në një video të publikuar në Instagram, aktori shkruan se një Park Kombëtar do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura. Gjithashtu do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo pozicion në parkun kombëtar.

Në fund Leonardo i ka bërë thirrje të gjithëve të bëhen pjesë e peticionit, për të dhënë kontributin e tyre në krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Postimi i plotë i aktorit:

Aktivistët me “Blueheartrivers” kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, përveç të tjerave. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.

 

 

 

Author: admin