Ceremonia private ekstravagante u zhvillua në një pallat tradicional në periferi të Romës dhe thuajse të gjithë të ftuarit ishin veshur me Dolce and Gabanna.
Lady Kitty Spencer, mbesa e Diana, princesha e ndjerë e Uellsit, është martuar me milionerin afrikano-jugor Martin Lewis në një ceremoni mahnitëse të shtunën.
Mes të ftuarve ishin ylli britanik i muzikës pop Pixie Lott, kontesha Emma Weymouth dhe i preferuari i mediave londineze Mark Francis Vandelli.
Dasma e mbrëmjes u zhvillua në Villa Aldobrandini në Frascati, e cila mburret me pamje mahnitëse të kryeqytetit italian.
Mes të ftuarve ishin dy motrat e nuses Lady Kitty, Eliza e Amelia.
Ata shin gjithashtu me shumë miq e familjarë të tjerë për të festuar dasmën.
30 vjeçarja Lady Kitty, është bija e vëllait të Diana, Earl Spencer.
Shumë nga të ftuarit mbanin veshje nga shtëpia italiane e modës, Dolce & Gabanna, duke respektuar vendndodhjen e eventit.
Edhe fustani i vetë Lady Kitty është krijuar nga shtëpia vendase e modës, për të cilën ajo është përfaqësuese globale.
Kitty ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto para ceremonisë, ku duket se bën festën e beqarisë me mikeshat e saj.
Në foto Lady Kitty mban një fustan me pika bardhë e zi, gjithashtu të bërë nga Dolce & Gabanna.
Më herët ajo postonte gjithashtu foto nga festa në Firenze, ku bashkë me mikeshat e saj mbanin paruke me ngjyra të ndryshme flokësh në rrugët historike.
Lajmi për lidhjen e çiftit ishte dhënë prej vitit 2018 dhe fejesa ishte njoftuar në fund të 2019.
Zhurmat thonë se çifti janë prezantuar nga ministri britanik i mbrojtjes Liam Fox.
Tre djemtë e Lewis nga martesa me Leola Lewis, besohet se kanë krijuar lidhje të fortë me Lady Kitty.