Pronari ende aktual i Chelsea, Roman Abramovic, së shpejti do të shesë klubin e tij dhe do të japë dorëheqje zyrtarisht nga ajo pozitë.
Ankandi vazhdon prej kohësh dhe kampioni i Europës së shpejti do të ketë një shef të ri.
Ndërkohë, rusit iu ofrua për të blerë një klub në Serbi, skuadrën Petka, e cila garon në ligën komunale të Lazarevacit.
Ekipi serb ka njoftuar në “Facebook” se ka ofruar kthimin e 49% të pronës, raporton Alo.
-I dashur Roman, për shkak të situatës së re në botë dhe vendimit tuaj për të shitur klubin tuaj nga Stanford Bridge, menaxhmenti i FC Petka simpatizon me emocionet tuaja dhe ne dëshirojmë t’ju bëjmë një nder dhe të ofrojmë 49% të aksioneve të klubit – thuhet në njoftim.