“Një kapsulë që mban sasitë e para domethënëse me kampionë nga një asteroid, ka zbritur në tokë në formë të shkëlqyer”, thonë shkencëtarët.
Kontejneri me materiale nga një shkëmb hapësinor i quajtur Ryugu, ra me parashutë afër Woomera-s në Australinë e jugut, të shtunën në mbrëmje.
Një ekip në Australi e gjeti kapsulën në një terren ranor me parashutën e tij të ngecur mbi një pemë. Kampionët u morën nga anija hapësinore japoneze Hayabusa 2. Anija hapësinore ka kaluar më shumë se një vit duke vëzhguar Ryugu para se të kthehej në tokë. Ndërsa iu afrua planetit, Hayabusa 2 çliroi kapsulën dhe ndezi motorët për të vijuar në një tjetër drejtim.
Kapsula ndërkohë hyri në atmosferën e tokës. Zyrtarët japonezë thanë se kapsula dhe parashuta e saj u gjetën në kushte perfekt. Nuk kishte asnjë dëmtim të kontejnerit dhe tani do të jenë shkencëtarët në Japoni që do të analizojnë përmbajtjen.
Asteroidet janë në thelb ajo që mbetet nga materialet që kanë krijuar sistemin diellor. Ata janë bërë nga e njëjta lëndë me atë që ka krijuar tokën por nuk i janë bashkëngjitur planetëve. Studimi i kampionëve të marrë nga asteroidi Ryugu, mund ti tregojnë shkencëtarëve se sa ujë dhe përbërës të tjerë të domosdoshëm për jetën kishte në tokën e hershme./korrieri.al