Nuk mund ta shoh burrin tim pasi zbulova profilet e tij në aplikacionet e takimeve online”,- kështu e nis rrëfimin e historisë së saj për “Dear Deidre” një grua 56-vjeçare, e cila ndihet e dëshpëruar që është tradhtuar.
“Pas 35 vitesh së bashku, mendova se martesa jonë ishte e fortë. Asnjëherë nuk ka thënë se është i pakënaqur.
Por një telefon i dytë, i fshehur, zbuloi se ai është në të paktën katër site të ndryshme takimesh. Ai është 58 vjeç, unë jam 56 vjeç.
Po i largoja rrobat kur gjeta një iPhone në pjesën e pasme të sirtarit të tij. Në fillim mendova se mund të ishte një i vjetër që mund ta kishte mbajtur për ndonjë rast.
Por një zë i brendshëm më tha të zbuloja se çfarë kishte në të. E ndeza dhe ai kishte të njëjtin fjalëkalim si në telefonin që përdor. Aty kishte vetëm aplikacione për takime online.
Unë hapa të parën dhe klikova në profilin e tij. Kishte një fotografi të bukur të vetes, të ndjekur nga një listë gënjeshtrash, përfshirë faktin se ishte beqar, 46 vjeç, një hidraulik dhe një baba i divorcuar me dy fëmijë.
Në një tjetër, kishte një mesazh nga një grua. Unë e hapa atë dhe gjeta tekste të tilla si gjuha që përdoret në ‘Fifty Sades of Grey’.
Unë ia tregova telefonin kur ai hyri në derë pasi u kthye nga puna, dhe dukej i tmerruar. Ai shpërtheu në lot, dhe vazhdoi të kërkonte falje. Madje u përpoq të më bindte se nuk kishte takuar kurrë ndonjë nga këto gra personalisht, por nuk kishte asnjë shans që unë do ta besoja këtë.
Kjo ka ndodhur gjashtë muaj më parë, dhe unë ende nuk mund ta shikoj në sy.
E kam pyetur përsëri pse i hapi këto llogari, por kurrë nuk kam marrë një përgjigje.
Nuk di ku të shkoj nga këtu dhe po më copëton kjo situatë”.
“Dear Deidre” thotë:
“Keni të drejtë. Një falje është një opsion i mirë për të filluar, por tani burri juaj me të vërtetë duhet të fillojë të flasë sinqerisht. Në qoftë se ai nuk mund të shpjegojë arsyen pse ka tradhtuar, ju nuk do të jeni në gjendje të rindërtoni besimin.
Ai ka nevojë të bëjë të njëjtën gjë sepse kishte diçka që i mungonte dhe këtu mund të keni faj edhe ju”.