Avioni Beriev Be-200 po lufton me flakët në Greqi. Projektuar për një ekuipazh prej dy vetësh, ai ka tetë tanke dhe mund të mbledhë 12 tonë ujë nga deti me valë deri në 1.2 metra. Përveç ujit, ai lëshon pika me lëng retardant ndërsa mund të transportojë deri në 64 persona.
Dy motorët me dy turbo, të tipit D-436TP me një shtytje maksimale prej 15000 kg, shtyjnë avionin e pajisur me element të fuqisë ndihmëse (APU) të tipit TA12-60.
Beriev-200 ka vërtetuar, sipas njoftimit rus, efektivitetin e tij në zjarret në Rusi, ai ka aftësinë të mbajë deri në 12 tonë ujë dhe të hedhë një total prej 270 ton me çdo karburant.
Mediat greke shkruajnë se marrja me qira e avionit Beriev i kushtoi Greqisë pak më pak se 3.8 milionë euro për katër muaj. Blerja e saj për momentin vlerësohet të tejkalojë 65,000,000 euro.