Ish-missi dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Ermiona Lekbello, të shtunën u rikthye sërish në qendër të vëmendjes kur u paraqit në studion e Big Brother VIP Albania.
Ajo shprehu disa nga opinionet dhe qëndrimet e saj lidhur me çështjet e caktuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në të cilën qëndroi për ca kohë.
Mirëpo pasi ka mbaruar spektakli, Ermiona me të parë komentet në rrjetet sociale, duket se ka ngelur e shtangur nga ofendimet e ndryshme.
Në një video të publikuar në InstaStory, durrësakja ka shprehur në veçanti kritikë ndaj komentuesve meshkuj, të cilët iu adresojnë femrave komente fyese. Ajo tha se nuk ka pasur ndonjëherë konsideratë për meshkujt shqiptarë por me komentet që pa tani, duket se edhe ajo pak konsideratë është zhdukur.
“Mirëmëngjes, po shikoj këto kometet e mashkullit shqiptar që është kthyer në një gore, në një gore të vërtetë. Jo grua e keqe por ordinere. Ç‘jeni bërë ju meshkujt kështu mo? Nuk kam pasur ndonjëherë konsideratë për mashkullin shqiptar por tani edhe atë pak konsideratë që e kisha, e humba fare. Ç’jeni bërë ju mo, dini të shani ju femrat mo, po s’keni turp mo. Me ju do formohet Shqipëria mo? Ju do bëheni prindër, ç’do iu mësoni fëmijëve, si të shajnë gratë? S’ju vjen turp mo, ju mashkull se vetëm burrë nuk jeni. Ndryshoni mo po çfarë do ndryshoni. Të mjerat gra që do merren me ju gjithë jetën”, dëgjohet Lekbello duke thënë përgjatë videos.
Ermiona përndryshe u përjashtua nga Big Brother VIP Albania, pasi theu rregullat duke ushtruar dhunë verbale ndaj disa prej banorëve.