Nga dita e sotme, në vendin tonë do të rikthehet orari i kufizimeve nga ora 22:30 deri në orën 6 të mëngjesit.
Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
Sipas Komitetit të Ekspertëve, të njëjtës fashë orare i nënshtrohen edhe aktivitetet e bareve, e restoranteve.
Ndërkohë në prag të festave të fundvitit, Komiteti e shkurtoi orarin e lëvizjeve duke bërë që qytetarët të mos lëvizinin nga ora 20:30 deri në orën 6, por nga sot ky orar zgjatet deri në 22:30.
Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.
Gjithashtu, Komiteti i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera.