Masakër në Paskuqan.
ish-dhëndri Dan Hudra qëlloi me breshëri kallashnikovi mbi familjen e ish- gruas së tij.
Ata banonin te zona e njohur si “Kthesa e Kamzës”.
Paraprakisht dyshohet për 2 të vrarë dhe 3 të plagosur.
Autori është 35-vjeçari Dan Hudra, nga Kukësi që pas ngjarjes ia ka mundur të largohet.
Mësohet se një nga viktimat është vjehrri i Hudrës, ndërsa tjetra është një grua, trupat e të cilëve janë dërguar në Spitalin e Traumës.