Një vajzë e re vendosi të martohej me një burrë 68-vjeçar, pasi kishte kaluar një jetë të vështirë e plot me vuajte. Pas tre muaj martesë ajo mësoi të vërtetën shokuese të jetës së saj. Kishte lidhur kurorë me gjyshin e saj biologjik.
Protagoniste e kësaj historie është një 24- vjeçare me origjinë nga Jacksonville, e cila kishte lënë pas dy martesa të dështuara dhe kishte pasur një raport të vështirë me familjen e origjinës. E reja dhe i moshuari u njohën në një sajt takimesh online, ku pasi u takuan dhe u lidhën, vendosën të martoheshin me njeri tjetrin.
Pas tre muajsh, u zbulua surpriza e hidhur, teksa vajza po shikonte disa fotogra të vjetra të bashkëshortit të saj, ku ai shihej me djalin e parë, të cilin i moshuari nuk e kishte takuar më. Ai fëmijë ishte babai i 24- vjeçares. Vetëm pas martesës ata zbuluan se ishin gjysh e mbesë, por pavarësisht kësaj për momentin nuk kanë ndërmend që të ndahen