Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin, u martuan nën zhurmën e bombardimeve, ndërsa disa orë më vonë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre, morën armët dhe dolën në terren për të luftuar për atdheun e tyre, Ukrainën.
Çifti u fotografua fillimisht në ceremoninë tradicionale të martesës së tyre dhe më pas…vjen kontrasti. Ajo hoqi fustanin e bardhë dhe ai kostumin e zi dhe veshën uniformën ukrainase të luftës për mbrojtur tokën e tyre.
Të veshur me xhaketa kamuflazhi dhe duke mbajtur armë në dorë, çifti në një intervistë për CNN kanë thënë se muajin e tyre të mjaltit po e kalonin duke luftuar kundër trupave ruse që pushtuan atdheun e tyre.