Marrëdhënia e krisur CR7-United, The Sun: Portugezi ka firmosur “divorcin”

Mungesa e Cristiano Ronaldos në derbin e Manchesterit, ku United u mposht nga City 1-4, ka ngritur shumë dyshime për të ardhmen e tij.

Siç duket rikthimi i CR7 në “Teatrin e Ëndrrave” nuk po shkon ashtu siç portugezi ka dëshiruar, por edhe drejtuesin kishin imagjinuar.

Ronaldo nuk ka gjetur as formën më të mirë të tij te djajtë, ndërsa shpesh herë është vënë në qendër të kritikave.

Afrimi në pankinë i Ralf Rangnick e rëndoi edhe më shumë situatën, disa vendime të teknikut gjerman nuk janë pritur mirë nga CR7, e fundit ishte mos përfshirja e Ronaldos në formacionin titullar për sfidën kundër Man.City.

Ish-sulmuesi i Real Madri nuk e priti mirë këtë vendim dhe nuk preferoi fare të qëndronte në Manchester por fluturoi drejtë Portugalisë për tu rikthyer në ishull vetëm të hënën.

Sipas “The Sun”, ky fakt ka vendosur përfundimisht të ardhmen e Ronaldos i cili në fund të sezonit do të largohet nga “Old Traford”. Kjo krisje, që është krijuar tek United, ka sjell një efekt domino edhe tek lojtarët e tjerë, lojtar si Marcus Rashford i cili në mundësinë e parë që do ti jep do të largohet menjëherë nga Man.United.

Dëshira e CR7 është të kalojë te PSG dhe të luajë në një ekip me rivalin e tij, Leo Messi. Opsioni tjetër është rikthimi te Sporting Lisbone, aty ku ai e nisi futbollin dhe spikati për ta blerë Manchester United/ h.ll/albeu.com

Author: morevesh