“Marjanës do t’i prisja ***** me biçak”/ Dëshmia rrënqethëse e autorit të vrasjeve makabre në Tiranë

Dan Hutra vrasësi mizor i tre grave në Tiranë ditën e mërkurë dhe një person që ka kryer krime të rënda në të kaluarën, u shfaq gjakftohtë në gjykatë ku u zhvullua seanca me dyer të mbyllura dhe u komunikua masa “arrest me burg”.



Hutra ka dhënë detaje nga ngjarja ku së pari u ka treguar hetuesve se makinën më të cilën qarkullonte ditën kur kreu këto vrasje makabre e kishte marrë me qira dhe kallashnikovin më të cilin kreu vrasjet e mori në Kukës aty ku e kishte fshehur prej vitesh.

Për sa i përket plagosjes së ish-të dashurës së tij në zonën e Astirit ai me gjakftohtësi u përgjigj se do t’i kishte prerë kokën me biçak.



“Marjanës do t’i prisja kokën me biçak, por nuk arrita pasi në dyqan hyri një person”, shpjegoi ai.

Në po të njëjtën ditë Hutra vrau motrën e kundërshtarit të tij dhe se pas tentativës së këtij të fundit për ta helmuar brenda në burg Hutra ishte betuar se nuk do bënte kurban një kokë kur të lirohej.

“Etlevën e vrava pasi Vladimiri tentoi të më helmonte në burg për llogari të Marjanës. E dëgjova teksa fliste me të në telefon. Këtu nisi konflikti mes nesh. I thashë kur të dalë nga burgu “do i bëja kurban një kokë. Kur mbërrita të shtëpia e Ladit, hyra dhe e kontrollova. Dola dhe pashë një vajzë. E pyeta ti je motra e Ladit. Ajo tundi kokën duke e aprovuar. E qëllova dhe kapërceva murin duke u larguar”, tha vrasësi.

Në lidhje me masakrën e Paskuqanit, ai shpjegoi se do të vriste ish-vjerrin Zaim Hysa. Kur mbërriti atje arma iu bllokua dhe motrën e ish-bashkëjetueses dhe kunatën e saj i goditi me thikë. Ndërsa Elenën dhe nënën e saj Hasimën i qëlloi me kallashnikov, pasi mundi ta zhbllokonte.



Vrasësi serial justifikoi veprat e tij duke u shprehur se ka dyshime në atësinë e fëmijës dhe familjarët e gruas së tij nuk pranuan të kryenin test ADN-je.

Ndër të tjera ai rrëfeu se nuk e kishte dhunuar bashkëjetuesën. Në fund ai tha se gjithçka e kishte mbyllur, sikur edhe 5 burgime të përjetshme t’i japin.

Author: morevesh