Aktorja Delinda Disha është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme. Ajo është përballur me një polic që sipas saj pasi i ka vënë gjobën “e ka gjuajtur”.
Ajo nuk ka nguruar as të publikojë emrin e policit në fjalë.
“Ruhuni o gra, vajza, nëna, motra se sot keni në qarkullim një polic që përveç gjobës ju bën dhe si kodosh…. Eh kur do dhe polici në orar të punës të gjuaj për laraska. Drejtoria të marrë masa për policët që shkelin etikën e punës dhe klaojnë kufinjtë e komunikimit, nuk respektojnë uniformën”, shkruan Delinda e cila më pas ka marrë shumë mesazhe të vajzave që janë gjendr në të njejtën situatë.