Pak muaj më parë, këngëtari i njohur i muzikës tallava Mandi Nishtulla tronditi rrjetin në një intervistë të dhënë për emisionin #Expuls në RTV Ora përballë gazetarit dhe autorit të emisionit, Ronaldo Sharka.
Mandi Nishtulla asokohë ndër të tjera akuzoi dhe Silva Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj, Dafi Dertin me të cilët ka bërë këngën “Të ka lali shpirt”, kënga me e klikuar shqiptare se këta të fundit i “kanë vjedhur” lekët e fitimeve të klikimeve pasi të gjitha i kanë marrë vetë: “Janë miliona euro, hallall t’i kenë, unë kam Zotin”- u shpreh Mandi asokohe ndër të tjera.
Së fundmi, pas heshti disa muaj, Silva Gunbardhi vendosi të flasë me fakte po në emisionin #Expuls përballë Ronaldo Sharkës në RTV Ora.
Silva bëri për herë të parë publike duke vërtetuar se: Silva merr 10% të fitimeve nga klikimet e këngës, 0% i merr Dafi, 0% tekst-shkruesi dhe 90% të fitimeve i merr Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i Mandit”- tha Silva.
“Jam prekur shumë, por nëse do vazhdoja të rrija e heshtur i bie të pajtohesha me faktin. Më kanë sharë hajdute, qorre ktheji lekët Mandit. Unë vetëm mirë kam bërë tek Mandi, madje kërkova 3 javë për veshjen e Mandit qe ai të dilte diç duhej në klip. Më kanë thënë kur*ë, kur këto gjëra i lexon nëna ime. Ç’kusur ka ajo. Ajo është e sëmurë me zemër me tension. Nëse Mandi do vazhdojë të flasë, unë do e hedh në gjyq”- u shpreh Silva.
Ndiqni intervistën e plotë për më tepër:/oranews.tv