Arjola Demiri e ftuar sot në “E diell”, ka treguar se djali i saj nuk e lejon të çojë mashkuII në shtëpi, kur u pyet si do ta presin fëmijët, një partner të ri në jetën e saj. “Ta kisha Rubinin këtu dhe të tregonte ai. ‘As mos guxo të vijë ndonjë mashkuII tjetër në shtëpi. Jam i pari dhe i vetmi’ më thotë”, tregoi Arjola dhe më pas shtoi:
“Rubini më thotë: Mami ty nuk të meriton njeri, ti duhet të kesh një mashkuII multimiliarder, që të të mbajë në pëllëmbë të dorës”. E pyetur si e do mashkuIIin, Arjola u përgjigj duke qeshur: “Ja ashtu siç thotë Rubini”. Më pas aktorja bukuroshe tregoi se mashkulli krah saj duhet ta vlerësojë, ta pranojë me të metat, me fëmijët, me karrierën, të ketë sens humori dhe para”.