San Diego Padres humbi kundër Chicago Cubs të mërkurën, por kjo nuk e ndaloi një tifoze, një nënë, të bëhej virale në mediat sociale.
Një nënë nga Kalifornia u bë hit pasi ajo u filmua duke kapur një top me njërën dorë ndërsa mbante një fëmijë me tjetrën.
“Nënat janë të mahnitshme”, lexohet në pamjet në profilin zyrtar të Padres, transmeton Telegrafi.
Doli se ishin Lexy Whitmore dhe djali i saj tre vjeçar Maverick.
Ajo erdhi në ndeshje gjatë një vizite në qytetin e saj të lindjes ndërsa burri i saj mungonte për shkak të detyrimeve në marinë, shkruan Fox News.
“Kur regjistrimi u bë viral, unë u befasova pak, por mendoj se kjo është për shkak se jep një pasqyrë të jetës së të gjitha nënave me shumë detyra duke bërë të gjitha ato gjëra menjëherë”, tha ajo. /Telegrafi/
Moms are amazing. pic.twitter.com/m4lKAJMPZ9
— San Diego Padres (@Padres) June 9, 2021