Në emsionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë këngëtarja e njohur Xheisara. Ajo është një këngëtare e re, por shumë premtuese në fushën e muzikës, ka marrë pjesë në një sërë kompeticionet muzikore dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar klipin e saj më të fundit me titull “Tjetra”.
Xheisara gjatë intervistës ka treguar se kur filloi të merrej me muzikë nuk e ka ditur askush nga familja dhe në “X Factor” ka ardhur pa i treguar prindërve. Në atë kohë këngëtarja jetontë në Burrel dhe mamaja e saj nuk e besonte se e bija dinte të këndonte për këtë arsye nuk i kishte kushtuar rëndësi dëshirës apo pasionit të saj.
Rudina Magjistari: Është e vërtetë që ti kur ke nisur të merresh me muzikë prindërit e tu nuk e kanë ditur?
Xheisara: Unë vija nga Burreli që merrja pjesë në “X Factor”, kam qenë 15 vjeç, unë i thoja mamit kur shikoja “X Factor” dhe i thoja mamit një ditë do jem unë atje dhe unë do të fitoj. Dhe mami më thoshte ti do fitosh? Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor.
Rudina Magjistri: Pse ta thoshte mami këtë?
Xheisara: Sepse mami nuk besonte që unë vërtet dija të këndoja sepse thoshte ku do dalësh ti me talent. Ne jetonim në qytet por shkonim çdo fundjavë fshatin e babait dhe mami për t’u tallur me mua ti mund të këndosh kur të lëshosh lopët. Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin kompeticionet e “X Factor” dhe i them mamit më duhen 10 mijë Lekë se më duhen në shkollë kam një projekt për të bërë.
Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hip autobuzin, vij në Klan, marr pjesë, fitoj, më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera, të 4-ta herët me 10 mijë Lekë borxh dhe një ditë të bukur isha në divan dhe e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë ku je t’i aty dhe i thashë eh dola një ditë dhe lëshova lopët. Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më. /tvklan.al