Nënë e bijë, ishin këtë të diel protagoniste në rubrikën “Shihemi në gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” Xhemilja ka 6 vite e martuar, por gjatë kësaj periudhe nuk ka mundur të ketë fëmijë. Bashkë me bashkëshortin ka vendosur të birësojë një fëmijë, por nëna Fiqirete është kategorikisht kundër kësaj ideje.Xhemilja në rrëfimin e saj, tha se ka 6 vite martuar dhe bashkëshorti i saj nuk mund të bëjë fëmijë.
“Bashkëshorti im nuk lind dot fëmijë tani, edhe pse me martesën e parë ka një vajzë, ndërsa tani ka pr.obleme. Kemi bërë vizita herë pas herë dhe ai doli me probleme, gjithmonë më ka akuzuar mua dhe më thoshte “unë e kam një fëmijë, ti ke pro.bleme, por në fakt unë jam shumë mirë dhe mund të lind fëmijë”.
Ndërsa, zonja Fiqirete këmbëngul që vajza e saj ta lërë bashkëshortin.
“Kur ka dalë më probleme bashkëshorti lërë farë, ka burra pak, për çfarë e do një burrë që nuk lind fëmijë? Njeriu martohet për të krijuar familje, pa fëmijë nuk rrihet, më mirë rrije tek mami, jot. Ta kishe lënë që kur e more vesh. Duhet të kesh fëmijën e barkut tënd dhe nuk mbahet shpresa tek fëmija e botës.
Por, Xhemilja nuk bie dakord me nënën e saj.
“Unë nuk e lë, kurrë sepse nuk e dija që ai kishte probleme. Unë e kam vendosur se do birësoj një fëmijë dhe nuk e lë”.
Zonja Fiqirete, tregoi sesi është martuar vajza e saj, Xhemile me burrin.
“Nuk e kemi njohur, këta janë martuar me shkesë. Ai u prezantua që kishte një fëmijë më parë dhe tani me martesën me vajzën time, ka 6 vite dhe nuk bën fëmijë”.
Xhemilja është e prerë në vendimin që ka marrë dhe nuk do të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe do të birësojë një fëmijë duke i dalë kundër familjarëve të saj.
“Unë nuk e lë, unë shkoj shumë mirë me të dhe ai më do. Një doktori, i tha se mos ka kaluar temperaturë të lartë dhe kjo i ka shka.ktuar prob.leme”.
Juristja Eni Çobani, tha se nga kontaktet që ka pasur më zotërinë, ai nuk e pranon që fëmija i parë nuk është i tij.
“Nga kontaktet që kam patur privatisht me zotërinë ai nuk e pranon që fëmija i martesës së parë nuk është i tij dhe kjo tregon se ose ai ka kaluar një së.mundje pas atij momenti ndoshta dhe në mënyrë ta paditur nuk e ka kuptuar që e ka dëmtuar në një drejtim. Ai dhe sot nuk e pranon faktin që nuk bën fëmijë dhe thotë ky ishte fati dhe e mbulon të gjithë bisedën me kaq. Ndërkohë që zonja në bazë të të gjitha analizave është e rregullt dhe mund të bëjë fëmijë. Zonja thotë se nuk e lë, ky është fati im dhe do të qëndroj me të”.
Juristja Eni Çobani e pyeti, zonjën Fiqirete se cila është arsyeja që nuk pranojnë që vajza e tyre të b.irësojë fëmijë.
“Ta ndajë burrin, se ka 6 vite martesë, tani do ishte bërë fëmija 4 vjeç. Ne jemi tr.on.ditur shumë. Unë nuk e pranoj në shtëpi, do nd.ahet me vëllezërit. Unë nuk kam mundësi të ndihmoj Xhemilen. Fëmija është lulja e jetë, unë prandaj e kam ta ketë fëmijën e barkut”.
Xhemilja prej disa muajsh nuk ka marrëdhënie të mira me familjarët e saj. Gjithashtu ata nuk e ndihmojnë dot që të sjelli në jetë një fëmijë vetë, pasi kërkohet një vlerë e konsiderueshme parash.
“Bashkëshorti im ka thënë që të marrim 10 milionë Lekë kredi, por unë nuk mundem, pasi ne marrim shumë pak para. Unë ja tregova të gjitha dokumentet doktoreshës dhe më tha, mblidh lekët dhe hajde, por unë nuk mundem”.
Xhemilja i kërkon familjes së saj se ka nevojë për mbështetjen e tyre dhe do ti ketë përkrah në çdo hap.
“Unë e kam vendosur për ta birësuar, dhe kam tre vite që kam bërë dokumentar. Familjaret më thanë se nuk do e pranojnë në shtëpinë e tyre nëse birësoj fëmijë. E kam marrë përshtatshmërinë, më vunë kush për të rregulluar shtëpinë dhe unë e bëra kam një vit, por tani më thonë që nuk ka fëmijë, por për 2 vite janë birësuar 85 fëmijë”.
Zonja Xhemile ka venë një kusht për birësimin e fëmijës dhe kërkon që ai të jetë nga mosha 1 deri në 2 vjeç, dhe djalë, por kushti që është vënë jo gjithmonë mund të përmbushet Komiteti i Birësimit, pasi fëmijët që vinë aty të quajtur të braktisur nuk janë gjithmonë të moshës që kërkon zonja.
Por Xhemilja, thotë se ka pasur dhe raste kur fëmijët kanë qenë të moshës që ajo kërkon dhe përsëri nuk e ka përfituar nga Komiteti i Bi.rësimit.
Pas disa tentativa të bëra nga juristja Eni Çobani, që zonja Fiqirete të pranojë që vajza e saj të birësojë një fëmijë, mendimi i saj nuk ndryshoi. “Nuk pranoj dhe nëse ajo e merr, nuk do kujdesem kurrë për atë fëmijë që nuk është nga barku i saj”.
Xhemilja tregoi se ka bërë të gjitha përgatitjet e saj në shtëpi edhe pse nuk ka ende fëmijën e saj në dorë.
Zonja Eni Çobani tha se ndihet shumë krenare për xhesin dhe veprimin që Xhemilja po bën. Edhe pse ajo mund të lindë fëmijë vetë dhe vetëm për të mos lënë bashkëshortin e saj do të birësojë një fëmijë. Eni Çobani i premtoi se do të bëjë të pamundurën që Xhemilja të bëhet nënë./tvklan.al